Shkaktohen si pasoje e konsumit te ushqimit\pijeve te kontaminuara me -toksina -mikroorganizma patogene

Mekanizmi i transmetimit eshte fekal-oral qofte nga duart e palara apo vete ushqimi\uji i kontaminuar.

Shenjat dhe simptomat me te shpeshta fillojne me nauze, te vjella, diarre, dhimbje barku, temperature, shenja te tjera
nga dehidrimi ne raste me te perkeqesuara etj...

Nder ushqimet qe i shkaktojne me shpesh mund te permendim:
-vezet -mishi\peshku -qumeshti jo i pasterizuar dhe nenprodukte si djathi... -fruta\perime zakonisht te palara

Per diagnoze bazohemi ne historine e pacientit psh ushqimin qe ka konsumuar, nqs te aferm qe kane konsumuar te njejtin ushqim kane shqetesime te ngjashme, nqs ka udhetuar se fundmi etj...

Principet e trajtimit:-lavazh gastrik per te larguar sa me shume ushqim rezidual nga stomaku
-nxitja per rehidrimin oral
-rehidrim parenteral nqs jane te shprehura shenjat e dehidrimit
-probiotike\antibiotike\medikamente te tjera sipas gjykimit te mjekut
-kujdesi per dieten

Parandalimi:-higjena e duarve, ushqimit qe gatuhet, ujit qe perdoret
-menyra e gatimit, psh mishi te zieje minimumi 3min ne temperature mbi 70grade celsius, etj...
-ruajtja, frigoriferi te jete nen 4.5 grade celsius, etj...
-nuk eshte i rekomanduar perdorimi i akullit...

 

 

 

 

Na kontaktoni

Për më shumë informacion

We have placed cookies on your device to help make this website better.