Stomatitis eshte nje inflamacion i membranave te mukozes se gojes dhe buzeve, me ose pa ulceracione orale (plage).
Kjo gjendje patologjike ka nje etiologji mjaft te gjere, ashtu sikurse dhe klinika e saj mund te paraqitet ne forma te larmishme.

Shkaktaret me te shpeshte jane infeksionet, deficitet ushqimore, reaksionet alergjike, ne kuader te nje anemie te instaluar etj.

Mund te komplikohet duke prekur dhe zonat anatomike ne afersi duke shprehur stomatoglossitis.

Klinika eshte e larmishme, mund te jete i dhimbshem ose jo, zgjat 5 deri ne 10 dite, kane tendence per tu rishfaqur dhe pergjithesisht nuk shoqerohen me temperature.

Keshillohet evitimi I ushqimeve te nxehta, pikante, te kripura apo te tharta, hidratimi eshte shume I rendesishem, ne raste me temperature apo dhimbje mund te meret ibuprofen 10mg/kg peshe, lidex gel, shpelares goje etj.

Ne raste te tilla zakonisht keshillohet dhe nje vizite te mjeku per nje trajtim me profesional.

 

 

 

 

Na kontaktoni

Për më shumë informacion

We have placed cookies on your device to help make this website better.