Kolla eshte nje refleks i cili ndihmon ne pastrimin nga sekrecionet ose substancat e huaja ne rruget e frymemarrjes.
Duke qene nje faktor mbrojtes per rruget e frymemarrjes, mungesa apo demtimi i mekanizmit e kolles mund te coje ne pasoja fatale.
Kolla jo domosdoshmerisht duhet te konsiderohet si shenje klinike e lidhur me semundje.
Mund te jete:
1. E vullnetshme ose refleksive
2. E thate ose produktive
3. Akute, subakute(3-8jave), kronike(>8jave)
4. Shkaqet
- E jashtme si: substanca ne ajer, trupa te huaj, ajri i ftohte ose i nxehte
- E brendshme si: infexionet e siperme/poshtme respiratore, asthma bronchiale, refluksi gastroezofageal, tumore, komprimimi nga masa tumorale ose te natyre tjeter, semundjet kardiake, rrjedhje postnazale etj
Tek femijet shkaku kryesor eshte infeksioni i rrugeve te siperme respiratore. Kolla e lidhur me nje episod te vetem infektiv mund te zgjase nga disa dite deri disa jave. 10% e femijeve kane ende kolle edhe pas 4javesh nga fillimi i infeksionit.
Trajtimi: Do behet ne baze te llojit dhe shkakut te kolles. Si keshilla kryesore do permendim:
- Parandaloni dehidrimin duke marre lengje sa me shume
- Lehtesoni bllokimin me fiziologjik nga hundet apo te beje avull qofte me aparat specifik apo me menyra tradicionale
- Shmangni irritantet ne ajer si psh tymin e cigares
- Nuk rekomandohen frenuesit e kolles, sidomos ne rastet me sekrecione
- Mund te merren mukolitike dhe te behet kinezoterapi ne kollen me sekrecione
- Ne varesi te shkakut te kolles mund te perdoren antibiotike, barna antirefluks, barna per alergji etj (Kujdes keto barna jepen sipas pershkrimit te mjekut dhe nuk kurojne kollen ne vetvete por shkaqet e saj)
- Te kryhet vaksinimi i rregullt i femijeve