Pastrimi profesional i dhëmbëve Pastrimi i dhëmbëve apo profilaksia dentare është një procedurë e cila nënkupton pastrimin profesional të dhëmbëve. Pastrimi i dhëmbëve është një trajtim i rëndësishëm dentar i cili parandalon dhe mban nën kontroll sëmundjet e gojës. Pse duhet të bëjmë pastrim profesional të dhëmbëve? Për të pasur mishra të shëndetshëm – Pastrimi profesional përfshin largimin e mbetjeve të buta dhe të forta(gurzave), të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze parodontale nëse nuk trajtohen. Edhe pse pacientët pastrojnë dhëmbët me furçë dhe fije interdentare, është e pamundur të bëjnë një pastrim optimal siç është pastrimi profesional i cili bëhet nga stomatologu apo higjienisti dentar. Prandaj është më se e nevojshme që pastrimi profesional të bëhet çdo gjashtë muaj në menyrë që të parandalohen sëmundjet e gojës si dhe të kemi shëndet oral sa më të mirë. Për estetikë më të mirë – Pastrimi profesional përfshin edhe polirimin(llustrimin) profesional të dhëmbëve, i cili eliminon pigmentimet nga duhani, çaji, kafeja etj…. Gjithashtu ai mundëson një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme tek pacienti. Për të shmangur erën e keqe të gojës – Sëmundjet parodontale karakterizohen shpesh herë me aromë të keqe të gojës(halitosis). Aroma e keqe shkaktohet zakonisht nga pllaka dentare apo inflamacionet gingivare si dhe problemet parodontale, por edhe nga kariesi. Largimi i gurzave dhe baktereve përmirëson dukshëm aromën e gojës. Cfarë përfshin pastrimi profesional i dhëmbëve? Faza 1. Pastrimi Supragingivar – Përfshin pastrimin e gurzave të cilat krijohen mbi sipërfaqen e gingivës. Ky pastrim bëhet me ndihmën e ultratingujve(ultrazerit) si dhe instrumenteve manuale. Faza 2. Pastrimi Subgingivar – Përfshin pastrimin e thellë që nënkupton eliminimin e gurzave dhe indeve të inflamuara të cilët krijohen në xhepat parodontal. Ky pastrim është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja e parodontopatisë. Faza 3. Kyretimi dhe lëmimi i rrënjëve – Pasi eliminohen gurzat subgingival duhet të behet lemimi i rrënjëve për të pastruar siperfaqen e tyre si dhe për të mundësuar rigjenerimin dhe shërimin e indit periodontal. Faza 4. Këshilla dhe instruksione – Pas çdo pastrimi profesional pacienti informohet për gjëndjen e tij/saj të shëndetit oral si dhe i jepen këshillat e nevojshme. Njëkohësisht informohet për furçat speciale të cilat i përshtaten në mënyrë që të arrihet një higjenë orale sa më e mire. Pastrimi profesional rekomandohet që të behet dy herë në vit, kurse tek pacientët me sëmundje të rënda parodontale rekomandohet të bëhet çdo 3-4 muaj. Pastrimi profesional mundëson ndalimin e sëmundjes parodontale dhe frenon agravimin e saj. Aplikimi i fluorit si masë parandaluese Semundja e kariesit është shkaku kryesor i humbjes së dhëmbëve. Aplikimi i fluorit konsiderohet të jetë parandalimi më efikas ndaj kariesit dhe ka përmirësuar dukshëm shëndetin oral në mbarë botën në 40 vitet e fundit. Fluorizimi Egzistojnë forma të ndryshme të aplikimit të fluorit. Në klinkën tonë përdorim fluorizimin ne formën e xhelit dhe llakut i cili duhet te aplikohet çdo gjashtë muaj. Aplikimi i fluorit është një procedurë e shpejtë dhe e lehtë por me efekt shumë të mirë, posaçerisht për pacientët të cilët kanë karies dhe kanë rrezik me te lartë që të zhvillojnë kariesin.
Për më shumë informacion
Dybeli Medical Center